|Friday, May 26, 2017
You are here: Home » Bota » Zviceranët i kanë pagat më të larta në Evropë

Zviceranët i kanë pagat më të larta në Evropë 

suisse

Megjithë koston e lartë të jetesës, edhe pas heqjes së tatimeve nga pagat, sërish të ardhurat reale të fituara në Zvicër janë më të lartat në gjithë Evropën.

Një studim i realizuar nga kompania këshillëdhënëse Toëer Ëatson ka ardhur në konstatimin se pagat në Zvicër janë më të lartat në Evropë.

Në krye të listës së të ardhurave janë ato të ekspertëve dhe të drejtuesve të nivelit të mesëm. Kështu, mesatarja e pagave të ekspertëve në Zvicër është 102,060 franga në vit,  ndërsa e drejtuesve të nivelit të mesëm 176,996 franga, shkruan srf.ch, transmeton albinfo. Në këto dy kategori sidomos, por edhe në të gjitha kategoritë tjera, zviceranët janë në vetë kreun evropian të fitimeve.

Shtetet që për nga lartësia mesatare e pagave vijnë në radhë menjëherë pas Zvicrës (me 102,060 franga), realizojnë të ardhura mbi 20 për qind më të ulëta. Fjala është për vendet si Danimarka (me 72,984 franga) dhe Luksemburgu (me 68,109 franga) që sipas kriterit të të ardhurave për ekspertë vijnë në vendin e dytë dhe të tretë pas Zvicrës. Sa u përket personave drejtues të nivelit të mesëm, pas Zvicrës (me 176,996 franga) vijnë Luksemburgu (me 139,917) dhe Gjermania (me 127,039 franga të ardhura në vit).

 

T’fundit nga rubrika:


Add a Comment

0