|Sunday, May 14, 2017
You are here: Home » Lajme » Video nga aksioni policor në Vaksincë ku u kapën 128 migrantë nga Siria (VIDEO)

Video nga aksioni policor në Vaksincë ku u kapën 128 migrantë nga Siria (VIDEO) 

arrest emigrantet

Në aksionin policor në fshatin Vaksincë mbrëmë janë arrestuar 128 migrantë nga Siria, Iraku dhe vende tjera.

Zëdhënësi i MPB-së Ivo Kotevski sot në konferencë për shtyp theksoi se personat janë gjetur në pesë objekte prej 11 të bastisur nga ana e policisë. Migrantët e zbuluar janë të moshës mes 32 dhe 61 vjeçarë.

MPB ka ngritur padi penale kundër katër pronarëve të objekteve ku janë hasur këta migrantë.

Pronarët i kanë dhënë objektet me qira për 1.500 euro në muaj apo u kanë kërkuar nga 5 deri 10 euro migrantëve që të strehohen në objektet.

Migrantët, sipas Koteskit, kanë deklaruar se nuk janë detyruar të qëndrojnë në këto objekte, por se këtë e kanë bërë me vullnetin e tyre.

Një pjesë e migrantëve për momentin gjenden në qendrat për azil, ndërsa të tjerët të cilët duhet të jenë dëshmitarë në procedurën e mëtejme penale, janë në qendër për tranzit.

Sipas Koteskit, gjatë aksionit në Vaksincë nuk janë regjistruar incidente, ndërsa ende po sigurohen një pjesë e objekteve.

T’fundit nga rubrika:


Add a Comment

0