|Friday, May 26, 2017
You are here: Home » Kronika e Zezë » Vdes një nga pasagjerët e tragetit që mori flakë afër Vlorës

Vdes një nga pasagjerët e tragetit që mori flakë afër Vlorës 

anija ne flak

Rimorkiatorët kanë mundur më në fund ta tërheqin tragetin Norman Atlantic dhe po e shpien drejt portit të Vlorës. Deti i trazuar e vështirëson operacionin. Në bord kanë mbetur ende 317 pasagjerë dhe anëtarë ekuipazhi. 161 u evakuuan me anë të disa anijeve dhe helikopterëve ushtarakë grekë e italianë. as

Një person humbi jetën pasdite dhe dy të tjerë janë plagosur.

Gazeta italiane Corriere della Sera shkruan se një burrë dhe bashkëshortja e tij ranë në ujë duke u përpjekur të ngjiteshin në njërën nga varkat e shpëtimit. Ekipet e ndihmës arritën të nxjerrin jashtë gruan, ndërsa burri humbi jetën. Nuk dihet ende kombësia e viktimës. Në bord janë edhe 22 shtetas shqiptarë. Shumica e pasagjerëve janë greke, të nisur nga Igumenica drejt Ankonës. Prej paradites, trageti u përfshi nga një zjarr që ra fillimisht në garazhin e tij. Operacionet e shpëtimit, ku është përfshirë edhe Shqipëria, bashkë me Greqinë e Italinë vazhdojnë, ndonëse deti është i trazuar dhe ka rënë nata.

 

Autoritetet shqiptare bëjnë të ditur se në tragetin “Norman Atlantic” udhëtonin 22 shtetas me pasaportë shqiptare. Por sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme, numri i shqiptarëve në anije mund të jetë edhe më i madh, pasi mund të jenë të pajisur me pasaporta të shteteve fqinje. Shqiptarët që ndodheshin në traget janë: K.Zhuri, P.Zhuri, A.Zhuri, A.Skendaj, J.Qerama, X.Parangoni, L.Ndreu, R.Mane, S.Kolekaj, B.Kazo,V.Kane, G.Gega, F Cuci, H Cuci, Riza Cela, Leopard Beqiraj, Enkelejda Beqiraj, Aleksander Beqiraj, R.Aliko, D.Aliko, S.Aliko, H.Cukja, S.Qendro, A.Pashaj, D.Sejko .

T’fundit nga rubrika:


Add a Comment

0