|Friday, May 26, 2017
You are here: Home » Magazina » Tuna e dridh jurinë dhe publikun e Dancing me “Belly Dance”, merr pikë maksimale (Video/Foto)

Tuna e dridh jurinë dhe publikun e Dancing me “Belly Dance”, merr pikë maksimale (Video/Foto) 

tuna

Këngëtarja e suksesshme, Tuna, ka vazhduar me peformancat e saja spektakolare në ‘Dancing with the Stars Albania 5′ – tani duke u dridhur në skenë me ç’rast shokoi jurinë.

Tuna mori pikët maksimale nga juria në natën e tetë të ‘Dancing with the Stars Albania 5′, gjithsej nga 10 pikë prej katër anëtarëve të jurisë.

Vendimi i tyre ishte i drejtë, meqenëse ylli i muzikës shfaqi një performancë fantastike në skenë duke treguar se është “zogu më i mirë prej krejtve” edhe në vallëzim.

Me një trup në formë të shkëlqyer dhe performancë të jashtzakonshme, Tuna la të shtangur publikun dhe vet jurinë, ku edhe vet kryetari i jurisë, Ilir Shaqiri, u ngrit për të vallëzuar me këngëtaren e cila edhe kampionin e shumëfishtë shqiptar dhe një prej më të mirëve në botë e befasoi.

Tuna e transmetoi këtë emocion në rrjetet sociale. Ajo ka thënë se ky ishte një vallëzim emocional ku edhe falënderoi jurinë dhe kërkoi përkrahjen e publikut.

Këngëtarja nga Shkupi është favorite për ta fituar edicionin e pestë dhe jubilar të Dancing ewth the Stars Albania 5, të cilin më parë e fituan Elvana Gjata, Oni Pustina, Lori Hoxha dhe Enver Petrovci.

 

 

 

T’fundit nga rubrika:


Add a Comment

0