|Saturday, May 20, 2017
You are here: Home » Kosovë » Thaçi: Të gjithë shqiptarët kanë respekt për Shtëpinë Saud

Thaçi: Të gjithë shqiptarët kanë respekt për Shtëpinë Saud 

Thaci3-620x330

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në ceremoninë e ngushëllimeve për vdekjen e Mbretit Abdullah në Arabinë Saudite.

Ai ka ngushëlluar Mbretin Salman bin Abdulaziz Al Saud në emër të shtetit të Kosovës dhe popullit të Kosovës për “vdekjen e njërit prej burrështetasve më të mëdhenj të botës arabe”.

“Mbreti i ndjerë Abdullah morri vendimin e hershëm për njohjen e Kosovës por ka ndihmuar shumë edhe në lobimin për njohje në Gjirin Persik dhe Organizatën e Bashkëpunimit Islamik. Kosova në veçanti, por edhe bota më e gjerë shqiptare, ka respekt për Shtëpinë Saud dhe ndihmën e madhe që ka ofruar për shtetet tona”, ka theksuar Thaçi.

T’fundit nga rubrika:


Add a Comment

0