|Friday, May 26, 2017
You are here: Home » Sport » Super Arsenal, Sanchez i pandalshëm (video)

Super Arsenal, Sanchez i pandalshëm (video) 

super-arsenal-i-pandalsh-euml-m-sanchez-video_hd

Arsenali ka shënuar fitore të thellë në shtëpi ndaj Stoke Cityt me rezultat 3-0.

Ndeshja filloi me një intensitet të lartë të lojës nga vendasit që shënuan menjëherë në minutat e para.

Ishte një asistim i Sanchez u shfrytëzua mirë nga Koscialny, i cili kaloi në epërsi Arsenalin pas gjashtë minutash lojë.

Në minutën e 33-të ishte Alexis Sanchez ai që vet shënoi gol pas lojës fantastike që ka shfaqur nga minuta e parë për 2-0.

Në pjesën e dytë me të filluar ishte Alexis Sanchez (49′) ai që sërish shënoi për 3-0 dhe rezultatin përfundimtar. Goli i 12-të dhe asistimi i shtatë i Sanchez në 17 ndeshje – thjesht fantastik.

Në fund të takimit u inkuadrua edhe Ozil, i cili u rikthye nga mungesa e tij prej lëndimit.

Me këtë fitore Arsenali ka 36 pikë në vendin e pestë, 13 pikë më pak se lideri Chelsea.

 

T’fundit nga rubrika:


Add a Comment

0