|Saturday, May 20, 2017
You are here: Home » Bota » Sulm terrorist në Francë, 12 gazetarë të vrarë

Sulm terrorist në Francë, 12 gazetarë të vrarë 

sulmohet-redaksi e revistes ne france

Të paktën 11 persona janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur rëndë të mërkurën kur persona të armatosur kryen një “masakër” në zyrat e një reviste satirike anti-islamike në Paris.

Dy persona të armatosur kanë sulmuar mesditën e sotme në Paris redaksinë e revistës satirike franceze “Charlie HEBDO”, duke vrarë 12 persona dhe plagosur rëndë 10 të tjerë.

Sipas BBC-së, dy persona kanë qëlluar me armë tip Kallashnikov AK-47 ndaj disa personave të tjerë që mendohet se janë gazetarë. Gjithashtu ata kanë goditur edhe ndërtesën e revistës me granatë-hedhëse.

Shkak i këtij sulmi dyshohet një karikaturë satirike i kësaj reviste për liderin e ISIS-it, Ebu Bekr el-Bagdadi. Sulmi dyshohet se është kryer pikërisht nga militantët e Shtetit Islamik.

Mendohet se numri i viktimave është 12, megjithëse ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga policia.

Policia franceze ka mbërritur menjëherë në vendngjarje. Sipas dëshmitarëve okularë autorët kanë qenë të maskuar dhe janë larguar menjëherë nga ndërtesa ku ka ndodhur krimi.

Agjencia franceze e lajmeve AFP, raporton se dy nga viktimat janë policë, ndërsa pesë nga të plagosurit ndodhen në gjendje kritike për jetën.

Kjo është goditja e dytë ndaj kësaj reviste, pas atij të vitit 2011 kur ajo u sulmua me bombë pasi publikoi një karikaturë të Profetit Muhamed.

Në vendngjarje ka mbërritur edhe presidenti francez, Fransua Hollond, i cili ka thirrur një takim urgjent me kabinetin e tij.

T’fundit nga rubrika:


Add a Comment

0