|Friday, May 26, 2017
You are here: Home » Magazina » Soni Malaj vjen si tulipan i bardhë

Soni Malaj vjen si tulipan i bardhë 

soni1

soniAjo është një artiste shumë e dashur për publikun. Qysh në fillimet e saj me grupin “Spirit Voice” arriti që të spikasë për energjinë dhe origjinalitetin e saj. Ndonëse vajzat e tjera iu larguan grupit, ajo mundi të qëndrojë në skenë dhe të ketë shumë fansa, edhe si soliste. Pas martesës me Mirkon dhe ardhjes në jetë të vajzës së saj, Anna-s, Soni e ndan jetën e saj mes Italisë edhe Tiranës.

Ajo ka qenë e pranishme në skenën shqiptare në disa spektakle si: “X Factor Albania”, së fundmi edhe në një performancë shumë të bukur në “Dance With me”, ku zëvendësoi mikeshën e saj Rozana Radin. Pas suksesit të saj në “Top Fest 11” me këngën,  “Me të jeton”, të cilës pak kohë më parë i realizoi edhe një video-klip, Soni zgjodhi ta kalojë verën në heshtje pa ndonjë projekt muzikor. Mirëpo tani heshtjes i erdhi fundi.

Me publikimet në rrjetet e saj sociale këngëtarja Soni Malaj ka befasuar të gjithë ndjekësit me projektin e saj të radhës. Ajo po realizon një bashkëpunim me yllin e muzikës libaneze Saad Ramadan. Kënga do të titullohet “Tulipani i bardhë” dhe është produksion që pritet të shndërrohet në hit. Soni ka kohë që po punon mbi këtë projekt.

Deri tani nga ky prodhim i ri kemi parë vetëm një foto, në të cilën Soni duket shumë joshëse dhe e veshur me të bardha në krahët e libanezit.

T’fundit nga rubrika:


Add a Comment

0