|Friday, May 26, 2017
You are here: Home » Sport » Sondazhi i Blick, tifozët e duan Shaqirin te Dortmundi

Sondazhi i Blick, tifozët e duan Shaqirin te Dortmundi 

shaq

Skuadrat që kanë shfaqur interes për të marrë shërbimet e Shaqirit janë të shumta edhe pse tifozët zviceranë duan ta shohin atë te Borussia e Dortmundit.

Xherdan Shaqiri është kthyer në një cështje te Bayern Munich. Futbollisti me origjinë kosovare prej kohësh ka shprehur dëshirën për tu larguar nga kampionët e Gjermanisë por drejtuesit e Bayernit kërkojnë të paktën 12 milionë Euro për ta lënë të lirë lojtarin 23-vjecar. Skuadrat që kanë shfaqur interes për të marrë shërbimet e Shaqirit janë të shumta edhe pse tifozët zviceranë duan ta shohin atë te Borussia e Dortmundit. Në një sondazh të realizuar nga e përditshmja zvicerane Blick, ku kanë votuar 65 mijë persona, pjesa më e madhe e tyre kanë shprehur bindjen se ekipi i ardhshëm i Xherdan Shaqirit duhet të jetë Dortmundi. 33,6% e personave që kanë marrë pjesë në këtë sondazh dëshirojnë ta shohin ish lojtarin e Baselit të mbajë veshur fanellën verdhezi të Borussias.

Liverpooli është një nga skuadrat që ka shfaqur më tepër interes për Shaqirin por vetëm 21,7% e votuesve të Blick duan që futbollisti i kombëtares helvete të transferohet në Anfield Road. 19,5% e fansave zviceranë dëshirojnë që Xherdan Shaqiri ta vijojë karrierën në rradhët e Manchester United, ndërkohë që vetëm në vendin e 4-t pozicionohet Atletico e Madridit në këtë klasifikim speacial me vetëm 14,2% të votave. Pavarsisht faktit se Juventusi po këmbëngul prej kohësh për Shaqirin, janë të paktë fansat që dëshirojnë ta shohin atë te klubi bardhezi pasi në listën e preferencave të tifozëve zviceranë skuadra italiane renditet e fundit me 11% të votave.

T’fundit nga rubrika:


Add a Comment

0