|Thursday, May 25, 2017
You are here: Home » Tech » Apple sjell versionin e ri të iOS 8

Apple sjell versionin e ri të iOS 8 

jav-euml-n-e-ardhshme-apple-sjell-versionin-e-ri-t-euml-ios-8_hd

Sipas një raporti të ri të publikuar nga BGR, Apple pritet të lëshojë një përditësim të iOS 8 javën e ardhshme.

Publikimi nuk e ka konfirmuar nëse përditësimi i ri i Apple është një version beta ose një lirim publik, por versioni i ri i sistemit operativ mund të mbërrijë të martën ose të mërkurën.

Ndërsa BGR nuk e ka konfirmuar përditësimin, në MacRumors e kanë vërejtur rritjen e numrit të vizitave nga rrjetet e Apple me pajisjet që punonin në iOS 8.1.3.

Çuditërisht, numri i vizitave u rrit në mënyrë të konsiderueshme, duke lënë të kuptohet se iOS 8.1.3 është ekzistent.

Nuk ka asnjë fjalë për karakteristikat që do të vijnë me versionin e ri të iOS, por besohet që kjo do të jetë një përditësim i vogël, i ngjashëm me atë të iOS 8.1.2, dhe do të fokusohet kryesisht në përmirësimet e gabimeve dhe mungesave që kanë qenë në versionin paraprak.

T’fundit nga rubrika:


Add a Comment

0