|Friday, May 26, 2017
You are here: Home » Shqipëri » Shqiptari bëhet i famshëm në Itali, për mënyrën se si punon (video)

Shqiptari bëhet i famshëm në Itali, për mënyrën se si punon (video) 

shqiptari_1

Nga qyteza e Valtellinës në Itali ai ka “pushtuar” internetin për shkathtësinë dhe shpejtësinë e tij. Shqiptari Indrit Mema, më punë “shënjues” i vijave të bardha në Cosio Valtellino, me një video të postuar në Facebook nga portali amerikan “Construction Machines”, kompania që prodhon makineritë për vijat e bardha, ka mbledhur mbi 300 mijë kontakte mbi 3200 shpërndarje dhe më shumë se 2 mijë “pëlqime” dhe qindra komente.

I ka dhënë të njohur 38-vjeçarit të lindur në Shqipëri dhe të mbërritur në Itali në vitin 1998 dhe që ka hapur në këtë qytezë një kompani për punime në rrugë në vitin 2010. Shkathtësi dhe shpejtësi në vijëzimin e rrugëve të qytetit Sondrio, për më shumë se një kilometër e gjitha për vetëm 4 minuta dhe me shumë saktësi dhe me vendosjen e koneve të kujdesit.

Video është bërë nga një koleg me telefonin e tij që me postimin që i bëri në internet e ktheu në një idhull. “Ky sukses më ka habitur, – thotë për “Corriere della Sera” Indrit Mema. Dua të punoj me përkushtim dhe dedikim. Kur bëj vijat e bardha më duket vetja si fëmijë në garat “go kart”.

Video është xhiruar në mëngjesin e 13 qershorit në orën 06.50. “Kishin mbetur vetëm pak minuta nga lëvizja e mjeteve tregtare, – tregon ai, – dhe atëherë e provova të mbaroja punën duke e arritur objektivin. Një sukses që lindi si një lojë”. Tenderi për rilyerjen e vijave të bardha të sinjalistikës horizontale iu besua Indritit nga bashkia.“Një shembull i eficencës, efikasitetit dhe kursimit” – komenton përgjegjësi për punët publike në këtë bashki Michele Iannotti./lapsi.al/

T’fundit nga rubrika:


Add a Comment

0