|Friday, May 26, 2017
You are here: Home » Travel » Shqipëria, mes 20 destinacioneve turistike të vitit 2015

Shqipëria, mes 20 destinacioneve turistike të vitit 2015 

Albania-Ksamil

E përditshmja britanike, The Telegraph, e rendit Shqipërinë ndër 20 destinacionet turistike për vitin 2015. Gazetarja Caroline Shearing shkruan se më shumë se 20 vjet pas rënies së komunizmit, turizmi është ende i ulët, me grekët, italianët dhe emigrantët shqiptarë që përbëjnë shumicën e vizitorëve.

Larg nga bregu, shumë nga kënaqësitë që të ofron Shqipëria përfshijnë fshatrat e kohës së pushtimit turk, peisazhe të mrekullueshëm, thesaret arkeologjike, kafshë të egra të bollshme dhe në zonat rurale një mënyrë e zhvillimit të bujqësisë, e pandryshuar prej shekujsh.

“Në një udhëtim të para pak kohëve në Sarandë kuptova se ky komb krenar ndodhet në udhëkryq përsa i përket turizmit.

Ka një oreks i pangopur për ndërtimin, që në vetëm 20 vjet ka bërë Saranda të shdërrohet nga një qytezë e vogël bregdetare me shtëpi qerpiçi e guri, në një vend me pallate e hotele të larta.

Duke pasur parasysh vendndodhjen e lakmueshme të Shqipërisë në Adriatik, mes Greqisë dhe Malit të Zi, nuk dihet se sa mund të qëndrojë i virgjër ky bregdet. Ndaj, është koha për ta vizituar dhe për ta futur në listën e ndalesave turistike të 2015 –ës“, -shkruan gazetarja The Telegraph.

Ajo vijon më tej duke rrëfyer eksperiencën personale: “Të jeni të sigurt se do t’u rezervohet një mikpritje e ngrohtë. Kur një kamerier në një restorant të Sarandës vuri re theksin tim anglez, tavolinës sime iu rezervua një trajtim VIP. Gjatë një udhëtimi në zonat malore, vajta deri në disa rrugë të paasfaltuara, me pluhur. Disa gra që mbanin shami në kokë zgjatën kokat jashtë dritares dhe më pyetën: Anglisht? U drejtova drejt një shtëpie të rrënuar, që dikur duhej të kish’ qenë madhështore, dhe takova një gruatë moshuar që po kujdesej për një kopësht me perime. Sapo më pa, këputi një domate dhe ma zgjati, e cila kur e provova rezultoi të ishte e ëmbël, e pjekur dhe krejtësisht shqiptare.”

Gazetarja thotë se një tur 6 –ditor, me qëndrime në hotele në Sarandë, Berat, Tiranë e Vlorë, kushton 1 478 paund për person, përfshirë fluturimin nga Londra në Tiranë, vajtje – ardhje.

T’fundit nga rubrika:


Add a Comment

0