|Thursday, May 25, 2017
You are here: Home » Top lajm » Shikoni çfarë kishte në laboratorin e drogës së nipit të Enver Hoxhës (video)

Shikoni çfarë kishte në laboratorin e drogës së nipit të Enver Hoxhës (video) 

laborator

Pamjet në këtë video tregojën brendinë e laboratorit të drogës të ndërtuar në një magazinë të ish –repartit të rezervave të shtetit. Në këto ambjente përpunohej kokainë që vinte nga Kolumbia. Pas përpunimit nga këtu nisjeshin sasi të mëdha kokaine drejt vedeve të tjera të Europës. Laboratori menaxhohej nga Gentian Gjonaj, Arian Dalipi, Ilir Hyseni, Klemend Dalipi, Ermal Hoxha (nipi i ish –diktatorit Enver Hoxha, që dyshohet se kishte rol organizatori në këtë rrjet), Saimir Batku dhe 2 kolumbianët Cesar Avila e Walther Moreno. Në laborator gjendeshin të gjitha mjetet e nevojshme për përpunimin e drogës së pastër që vinte nga kryeqendra e prodhimit të saj në Amerikën Latine. Ky rrjet u shkatërrua nga një hetim disa –mujor i Prokurorisë për Krimet e Rënda dhe shërbimeve të vendeve partnere në BE.

T’fundit nga rubrika:


Add a Comment

0