|Tuesday, May 2, 2017
You are here: Home » Ballkani » Serbi Gavriç: Eksplozivin do ta dërgoja në Shqipëri

Serbi Gavriç: Eksplozivin do ta dërgoja në Shqipëri 

serbi_2

Slobodan Gavriç i tha Gjykatës Themelore të Prishtinës se ai nuk kishte ndër mend të kryente ndonjë akt terrorist në Prishtinë apo ndonjë vend tjetër në territorin e Kosovës. 13 kilogramët e eksplozivit që kishte në makinë ai tha se po i dërgonte në Shqipëri, për t’ua shitur disa biznesve që kishin lidhje me minierat. Ai mohoi akuzat për terrorizëm dhe këmbënguli që Kosova ishte vetëm vend tranzit. Por Prokuroria e Kosovës beson se ai do ta përdorte eksplozivin e ndarë në disa pako për të kryer shpërthime në Prishtinë. Nëse është kështu, ende i paqartë mbetet objektivi. As Ministria e Brendshme dhe as prokuroria nuk dhanë detaje se cilat objekte apo persona kishin qenë të rrezikuar, ndonëse pohuan se serbi 46 -vjeçar po bashkëpunon me hetuesit. Mediat në Kosovë shkruajtën një ditë më parë se ai do të sulmonte Katedralen e Prishtinës. As për këtë version autoritetet nuk kanë bërë ndonjë koment. Prokurorja Drita Hajdari citohet të ketë thënë se objektivi i sulmit nuk është arritur të zbulohet. Gavriç do të qëndrojë në burg për 30 ditë, kohë gjatë të cilës prokuroria duhet të mbyllë hetimet.

T’fundit nga rubrika:


Add a Comment

0