|Thursday, May 25, 2017
You are here: Home » Lajme » “Sa më shpejt hekurudha Shqipëri- Maqedoni”

“Sa më shpejt hekurudha Shqipëri- Maqedoni” 

meta-dhe-gruevski

Në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Maqedoni, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta u prit sot në Shkup nga Kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski.

“Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Meta dhe Kryeministri i Maqedonisë Gruevski biseduan mbi intensifikimin dhe konkretizimin e bashkëpunimit mes dy vendeve duke vënë theksin në forcimin e ndërlidhjeve infrastrukturore dhe energjetike, si dhe të shkëmbimeve tregtare e njerëzore mes dy vendeve fqinje si një domosdoshmëri ekonomike e kulturore.

Në këtë kuadër, Meta dhe Gruevski vunë theksin në rëndësinë e realizimit sa më të shpejtë të hekurudhës që lidh Shqipërinë me Maqedoninë duke e konsideruar atë si një emergjencë strategjike si për Tiranën ashtu edhe për Shkupin, dhe si një hallkë të fortë të Korridorit 8 që i shërben tërë rajonit,” thuhet në njoftim zyrtar.

Meta tha se Kuvendi i Shqipërisë mbështet mbledhjet e përbashkëta dhe bashkërendimin e punës mes dy Qeverive të Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Po ashtu Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta u prit sot në Shkup nga Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov.

“Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta dhe Presidenti Ivanov theksuan se në emër të së ardhmes së përbashkët evropiane dhe duke vlerësuar rëndësinë e harmonisë ndëretnike dhe ndërfetare në rajon, dy vendet duhet të përqendrojnë përpjekjet e tyre në avancimin e procesit të integrimit evropian, duke e ngritur bashkëpunimin dypalësh dhe atë rajonal në një nivel edhe më të lartë.

Në përfundim, z. Meta shprehu mbështetjen e plotë të Shqipërisë për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe nënvizoi se e ardhmja e të gjitha vendeve të rajonit gjendet në integrimin e plotë brenda strukturave euro-atlantike,” thuhet në njoftimin zyrtar.

T’fundit nga rubrika:


Add a Comment

0