|Friday, May 26, 2017
You are here: Home » Kosovë » Rusia përmes Serbisë do të ‘largojë’ Amerikën nga Ballkani?

Rusia përmes Serbisë do të ‘largojë’ Amerikën nga Ballkani? 

rusia-permes-serbis

SHBA-ja ka paralajmëruar se do ta vendosë Kosovën në një masë të re sigurie, për shkak të rrezikut rus që i kanoset.

Eksperti i sigurisë Hajrallah Tërnava shprehte se në një kohë që Moska po përballet me sanksionet e ashpra të Perëndimit, ka gjasa që ta shtrijë agresivitetin e saj deri në Ballkan dhe sidomos në Kosovë.

“Në situatën kur Rusia ballafaqohet me sanksione nga Amerika dhe shtetet e Evropës si shkak i luftës se Rusisë ndaj Krimes të Ukrainës dhe vite më parë të luftës së Rusisë ndaj Gjeorgjisë, dhe ballafaqimi me krizën e krijuar në Rusi si devalvimi i madhe i valutës dhe krizës në përgjithësi, Rusia është duke krijua mundësi që të kërcënohet ndaj vendeve të ndryshme e sidomos ndaj Kosovës si masë përgjegjëse ndaj atyre që i kanë vënë sanksionet në këtë rast Amerikës dhe Evropës”, tha Tërnava për Rel, transmeton “Zëri”.

Sipas tij, Rusia e shikon Kosovën si një kartë të rëndësishme gjeo-politike dhe nëse do të arrinte të “dëbonte” Amerikën që aty do të mund të shtrinte ndikimin rus në Ballkan.

Një politikë të tillë Rusia shumë mirë mund ta koordinojë me aleatin e saj historik në Ballkan, Serbinë. /Zeri/

T’fundit nga rubrika:


Add a Comment

0