|Monday, May 8, 2017
You are here: Home » Shëndetësi » Rrushi i zi, efikas kundër urisë

Rrushi i zi, efikas kundër urisë 

rrushi

Rrushi, në veçanti i ziu, është një prej frutave më të shëndetshme dhe më të kompletuara. Vetitë e tij kuruese njihen që nga lashtësia. Falë përmbajtjes së lartë të ujit, kripërave minerale, fibrave dhe përmbajtjes së pakët të yndyrave e proteinave, tuli i kokrrave të rrushit rimineralizon organizmin dhe frenon urinë nervore, duke kryer edhe një funksion pastrues, duke lehtësuar procesin e eliminimit të toksinave metabolike të grumbulluara nga një jetë jo e shëndetshme (duhan, alkool, etj.). Gjithashtu rrushi është një ilaç i shkëlqyer për rregullimin e procesit të tretjes dhe lëvizjen e zorrëve. Ai mund të përdoret në rast kapsllëku, fryrje barku dhe tretje të ngadaltë. Shumë prej vlerave të dobishme të rrushit i detyrohen polifenoleve të pranishme në lëkurë, mes tyre edhe taninet. Këto të fundit që gjenden me shumicë në lëkurë, janë antioksidantë të fuqishëm dhe ulin rrezikun e madh të dëmtimit të enëve të gjakut nga radikalet e lira.

T’fundit nga rubrika:


Add a Comment

0