|Saturday, April 22, 2017
You are here: Home » Kronika e Zezë » Rrëfimi tronditës i shqiptares së trafikuar (Video)

Rrëfimi tronditës i shqiptares së trafikuar (Video) 

perdhunim

Një vajzë shqiptare që ishte marrur me dhune dhe më pas trafikuar gjatë viteve të ’90-ta ka pranuar të flas për emisionin “Pasdite në Top Channel” duke shokuar me të dhënat që ka treguar.

Intervista ka risjellë në vëmendjen e të gjithëve një ngjarje të rëndë, që i takon një të shkuare të largët të një gruaje, por që ka lënë gjurmë të pashlyera në jetën e saj.

Ju jeni një prej shumë vajzave shqiptare të trafikuara në fillim të viteve ’90. Si ndodhi?
E trafikuara: Isha në shkollë dhe pas mësimit shkova te një shoqja ime, sepse e kisha rrugës. Nga aty u nisa për në shtëpinë time, por rrugës më del një makinë me katër persona, të cilët më rrëmbejnë.

Sa ishte ora?
E trafikuara: Ora ishte 10 e mbrëmjes.

E mban mend makinën apo personat që ishin brenda?
E trafikuara: Ishte një makinë e bardhë, targat e së cilës nuk i kujtoj.

Sa vjeç ishe?
E trafikuara: 17 vjeç.

Çfarë ndodhi me ty momentin që të rrëmbyen? Mund të na e përshkruash me detaje?
E trafikuara: Më doli mjeti përpara dhe dy prej personave që gjendeshin brenda dalin e më marrin nxitimthi, më fusin brenda mjetit. Nga aty shkuam në një vend tjetër, ku ndodheshin edhe 4 vajza të tjera për shfrytëzim. Ishte një godinë njëkatëshe, që sot nuk ekziston, pasi është prishur.

Godina ndodhej pranë zonës ku ti banoje?
E trafikuara: Jo shumë afër. Ishte disi larg shtëpisë sime.

Në çfarë zone të Shqipërisë: Jug, Shqipëri e Mesme, apo…?
E trafikuara: Ndodhej në Shqipërinë e Mesme, në Myzeqe.

Çfarë ndodhte në godinën ku të çuan ty, e ku gjete edhe 4 vajzat e tjera?
E trafikuara: Neve na shfrytëzonin seksualisht shumë klientë të tjerë, që na i sillnin ata.

Pa dëshirën tuaj…?
E trafikuara: Po, pa dëshirën tonë. Edhe pse qanim, ata na rrihnin dhe na thonin se duhet të bënim siç thoshin ata.

Sa herë në ditë kryenit marrëdhënie? Ti vetë sa herë kryeje marrëdhënie me klientët e ndryshëm?
E trafikuara: 3 ose 4 herë në ditë, varet.

Si trajtoheshe gjatë asaj kohe? Ushtroheshe dhunë fizike?
E trafikuara: Trajtoheshim shumë keq. Na rrihnin, na linin pa ngrënë dhe kryenin marrëdhënie seksuale.

Kërcënime për jetën merrje?
E trafikuara: Po.

Çfarë të thoshin?
E trafikuara: Në fillim na rrinin me thika nëpër duar. Kur ne refuzonim të kryenim marrëdhënie, ata na kërcënonin duke na thënë se do na vrisnin.

Qëllimi yt i trafikimit, për aq sa ti kuptoje në atë kohë, cili ishte? Për prostitucion?
E trafikuara: I dëgjonim shpesh të flisnin edhe për shfrytëzim seksual, por edhe për të na shitur për organet jetësore.

Kjo bisedë bëhej në praninë tuaj?
E trafikuara: Jo në praninë tonë, por ne i dëgjonim sepse ndonjëherë e linin hapur derën. Ndërkohë që vinin edhe disa të tjerë më të mëdhenj se ata, që thonin se do të merrnim rrugën për Itali.

Donin që t’iu merrnin organet dhe t’iua çonin në Itali, apo t’iu çonin edhe juve fizikisht në Itali?
E trafikuara: Jo, të iknim fizikisht atje dhe organet të na merreshin në Itali.

Ç’ndodhi me vajzat e tjera?
E trafikuara: Dy prej vajzave për fat të keq kanë vdekur, të cilave iu morën edhe organet e brendshme. Kemi dëgjuar që iu kishin marrë zemrën, mushkëritë, në një spital të Italisë.

Sa kohë qëndrove në këtë shtëpi dhe si arrite të shpëtosh?
E trafikuara: Në atë shtëpi qëndrova rreth 7 javë dhe ishim me fat që u larguam nga ajo, sepse e lanë derën hapur dhe ikën. Morën një telefonatë nga një person tjetër, na lanë neve dhe ikën. Mirëpo dy persona të tjerë, të maskuar që ne të mos i diktonim se kush ishin, erdhën dhe morën dy prej vajzave për t’i shitur.

Çfarë ndodhi me ty më pas?
E trafikuara: Ika në Itali, ku u njoha me një anglez. Tashmë jam e martuar në Angli, jam nënë e tre fëmijëve, dy vajza e një djalë.

Sa ka ndikuar kjo histori në jetën, shëndetin, psikologjinë tënde?
E trafikuara: Kam tentuar të vetëvritem katër herë.

Pse, mendoje se kjo do të të shpëtonte nga barra e vuajtjeve?
E trafikuara: Jo për barrën e vuajtjeve, por më tepër prej opinionit. Babai e nëna nuk më flasin më që kur ndodhi kjo gjë. Edhe pse tani unë kam jetën time, burrin tim, fëmijët e mi.

T’fundit nga rubrika:


Add a Comment

0