|Friday, May 26, 2017
You are here: Home » Sport » Roma Milan pa fitues,kënaqet juventus

Roma Milan pa fitues,kënaqet juventus 

Roma-Milan

Pavarësisht se Milani luajti për 25 minuta me një lojtar më pak, të dyja skuadrat morën atë që dhanë në këtë përballje.

Përfundoi në barazim 0-0 supersfida e javës së 16 të Serisw A Roma – Milan, rezultat që e con sërish në 3 pikë diferencën mes Juventusit kryesues dhe verdhekuqve të Rudi Garcias. Pavarësisht se Milani luajti për 25 minuta me një lojtar më pak, të dyja skuadrat morën atë që dhanë në këtë përballje.

Olimpikon e përshkoi një drithërimë që në minutën e dytë, kur De Sanktis kreu dy pritje të njëpasnjëshme, duke i mohuar golin fillimisht Hondas nga distanca e më pas Polit prirët me portën, me topin që përfundoi në këndore. Kundërpërgjigja e Romës erdhi në të 21 me Florenzin, që provoi me të parën pas një vertikalizimi nga mesfusha, por Diego Lopez ndodhet në vendin e duhur duke e devijuar topin në fundore. Portieri spanjoll u shfaq në lartësinë e detyrës  pas tentativës së Totit me një goditje standarde (26), ndërsa në minutën e 29 nuk i fali kënaqësinë e golit Gervinhos, i cili vallëzoi më topin mes mbrojtësve në zonën e Milanit, por pa mundur ta mposhtë portierin 33-vjecar. Pjesa e parë u mbyll më një goditje spektakolare të Mekses, që e detyroi De Sanktis të fluturonte në trekëndëshin e djathtë të portës së tij.

Milani ishte më kërkues në pjesën e dytë, duke iu afruar golit fillimisht me Menez në të 51, ndërsa në të 57 De Sanktis shmangu një tjetër rrezik në portën e Romës. Episodi që prishi ekuilibrat në fushë ishte ai i minutës së 70, kur Armero u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë pas një prekjeje të topit me dorë.

Edhe pse në inferioriet numerik Milani arriti të mbrohej mirë, por ishtë me shumë fat në minutën e dytë shtesë, kur pas një kombinimi perfekt mes Gervinho dhe Yanga Mbiwa, Lopez bëri mrekullinë duke shmangur një gol të sigurtë që do të thoshte humbje për skuarën kuqezi.

Sfida tjetër e mbrëmjes, Sasuolo – Cesena përfundoi në barazim 1-1. Simone Zaza kaloi në epërsi vendasit me 11 metërsh në minutën e 76, por festa e formacionit të Eusebio di Franceskos u prish në minutën e katërt shtesë nga Ze Eduardo, që i siguroi një pikë Cesenës, që gjithsesi nuk e ndihmon shumë për t’iu larguar zonës së ftohtë.

T’fundit nga rubrika:


Add a Comment

0