|Friday, May 26, 2017
You are here: Home » Sport » Rikthim i Romës në derbin dramatik (Video)

Rikthim i Romës në derbin dramatik (Video) 

rikthim-i-rom-euml-s-n-euml-derbin-dramatik-video_hd

Roma ka arritur që të shënojë dy gola dhe të rikthehet në mënyrë sensacionale ndaj Lazios në derbin romak të zhvilluar në Olimpico.

Takimi filloi me tensione si zakonisht dhe me tifozë në të dyja tabore duke bërë një atmosferë impozante.

Lazio e filloi më mirë ndeshjen. Ishte Mauri ai që në minutën e 25-të realizoi për 1-0 duke shokuar Giallorosët.

Vetëm katër minuta më vonë po Mauri asiston te Anderson (29′) për 2-0.

Cana pas gjysmë ore lojë mori karton të verdhë, por nuk u përjashtua nga loja me një katon të dytë të verdhë.

Në pjesën e dytë krejt lojë tjetër nga roma pas largimit të Nainggolan dhe Florenzit, dhe inkuadrimit të Ljajic dhe Strootman që ndryshuan lojën.

Menjëherë Totti pas asistimit të Strootman (48′) realizoi për 2-1 duke ngushtuar kështu avantazhine Lazios.

Në minutën e 64 ishte sërish Totti që shënoi një gol bombastik me që rast realizoi një ‘selfie’ bashk me tifozët.

Deri në fund nuk pati ndryshime pavarësisht se Roma tentoi ta fitonte krejt takimin.

Me këtë barazim Roma nuk arriti të shkëputet më shumë në tabelë me 40 pikë, po aq sa ka Juventusi që sonte takohet me Napolin. Lazio ka 31 pikë dhe ka humbur terren nga përjcellësit Inter, Napoli dhe Milan.


T’fundit nga rubrika:


Add a Comment

0