|Saturday, May 6, 2017
You are here: Home » Kosovë » Rama sot në Prishtinë, vendoset shtatorja e Ismail Qemajlit

Rama sot në Prishtinë, vendoset shtatorja e Ismail Qemajlit 

shtatorje e ismajl qemalit

Sot në Prishtinë zbulohet shtatorja e heroit Ismail Qemali, ku në ceremoninë e zbulimit të shtatores, i pranishëm pritet të jetë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Kështu bëhet e ditur në një njoftim të Komunës së Prishtinës, e cila ka organizuar ceremoninë e zbulimit të kësaj shtatore.
Shtatorja do të vendoset para ndërtesës së re të Qeverisë, tek ish- pallati i Shtypit. Shtatorja e Ismail Qemalit është vendosur para kësaj ndërtesë pasditen e djeshme.
Gjatë kësaj ceremonie, do të performojnë kori i filarmonisë së Kosovës dhe ansambli “Rexho Mulliqi”.

Idetë e projektit të vendosjes së shtatores së Ismail Qemalit në Prishtinë dhe të Hasan Prishtinës në Vlorë, u patën shpalosë në nëntor të vitit 2014, në një takim të kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti me delegacionin e intelektualeve nga qyteti i Vlorës.

Vendosja e shtatores e simbolizon rolin e Ismail Qemalit në pavarësinë e shqiptareve si dhe në zhvillimin e kombit shqiptar./Kosovapress/

T’fundit nga rubrika:


Add a Comment

0