|Friday, May 19, 2017
You are here: Home » Shqipëri » Rama: Pa zbatimin e plotë të MO-së, Maqedonia nuk mund të bëhet pjesë e NATO-s

Rama: Pa zbatimin e plotë të MO-së, Maqedonia nuk mund të bëhet pjesë e NATO-s 

13192

Kryeministri shqiptar Edi Rama përcolli mesazhin e qartë për Qeverinë e Maqedonisë se pa realizuar Marrëveshjen e Ohrit, nuk duhet të mendojë anëtarësimin në NATO dhe Bashkimin Evropian. Rama paralajmëroi kështu veton shqiptare për Maqedoninë, nëse nuk respekton të drejtat e njeriut por edhe nëse nuk implementon Marrëveshjen e Ohrit (MO) e cila duhej të kishte përfunduar që në vitin 2005.

“Maqedonia nuk mund të bëjë pjesë në NATO pa garantuar në frymë dhe germë Marrëveshjen e Ohrit. Një Maqedoni ku liritë dhe të drejtat e njeriut të përkojnë në frymë dhe në germë me aspiratat e shpallura të Maqedonisë për të qenë pjesë e BE-së dhe NATO-së”, tha Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë

Rama përkujtoi edhe konkluzionet zyrtare të Samitit të NATO-së në Uells, të cilat kërkojnë nga Maqedonia zbatimin e përpiktë të Marrëveshjes së Ohrit, si kusht për anëtarësim menjëherë pas çështjes së emrit. Ndryshe nga partitë shqiptare në Maqedoni, Rama reagoi edhe kundër etiketimit si terrorist të grupit të armatosur të Kumanovës, nga Qeveria e Shkupit.

“E pamundur që unë ti shmangesha në këtë moment tragjedisë së Kumanovës, ku fatkeqësisht fjala terrorizëm dhe fjala shqiptarë u bënë bashkë, për ti dhënë terrorizmit një prapashtesë etnike. Përzierja e termit terrorist në trajtimin e tragjedisë së Kumanovës është e pa-tolerueshme. Kjo është e papranueshme jo vetëm për ne, por edhe për vetë interesin e Maqedonisë dhe autoritetet maqedonase duhet ta kenë shumë të qartë që shqiptarët kanë qenë, janë dhe mbeten një faktor shtet-formues i patjetërsueshëm, i pazëvendësueshëm dhe i pa diskutueshëm për integritetin e shtetit maqedonas”, u shpreh Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë

Rama kërkoi që të mos vonohet edhe me ndihmat dhe dëmshpërblimin e drejtë të pronës së dëmtuar në Lagjen e Trimave në Kumanovë. Mesazhet e tilla, Rama i përcolli gjatë konferencës rajonale për luftimin e ekstremizmit, ku po marrin pjesë ministrat e brendshëm.

T’fundit nga rubrika:


Add a Comment

0