|Tuesday, May 23, 2017
You are here: Home » Shqipëri » Rama-Bashës: Nuk të padis, je për keqardhje

Rama-Bashës: Nuk të padis, je për keqardhje 

Rama_05_a_320_424818948

Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama reagoi pas deklaratës së kryetarit të opozitës Lulzim Basha, duke theksuar se nuk do të ngrijë edhe një padi ndaj tij për shpifje, pasi ndaj tij ka keqardhje.

Lidhur me akuzat e një lidhje të kryeministrit me Emiljano Shullazin, Rama thekson se ishte ky persona që ka prishur aktivitetet elektorale të PS-së në 2011, gjatë zgjedhjeve lokale në Tiranë.

Në reagimin e publikuar në “Facebook”, kryeministri Rama sjellë ndër mend një shprehje të Emmanuel Kantit, ku shkruan se opozita bën shpifje për ato gjera që i ka bërë vetë kur ka qenë në pushtet.

Kreu i qeverisë shprehet se pavarësisht se nuk ka një padi për Lulzim Bashën, pret që ngjarja të zbardhet plotësisht, ndërkohë që ka dërguar në Prokurori për shpifje dy deputetët e PD-së, Arben Ristanin dhe Edi Palokën.

Postimi i plotë Edi Ramës në facebook:

Kur shpif ndaj tjetrit, thua gjera qe i ke bere apo je ne gjendje t’i besh vete!”, thote Emmanuel Kant-i. I cili me kujtohet sa here i degjoj lehaqente te shpifin ndaj meje. Dhe kur lehaqenia vjen prej atyre qe kane qene tete vjet ne pushtet, kryeminister, ministra te brendshem apo kanakare te spikatur te pushtetit qe iku, thenia e Kantit behet tronditese. Shpifin duke na akuzuar, duke me akuzuar, per çfare kane bere vete! U duket se ne jemi njesoj si ata dhe tanime qe jemi ne qeveri, bejme ate qe benin ata vete; bashkeqeverisim me krimin; e perdorim policine si ure lidhese me krimin; perdorim kriminelet per te trembur opoziten.

Eshte e dokumentuar se individi me rekorde kriminale per te cilin na akuzojne, me akuzojne – me shpifje per te cilat dy padi penale e civile jane rruges -, ka qene aktiv ne prishjen e aktiviteteve tona elektorale ne betejen e famshme te 2011 per Tiranen! Gjate ketyre diteve te kesaj ofensive shpifjesh kam menduar vetem nje gje: Sa shume, o Zot sa shume mire ka bere vota e 23 qershorit per kete vend! Ka shkulur nga pushteti nje skote te lidhur fort me krimin dhe ka hapur rrugen per ta çliruar policine nga kthetrat e krimit! Ajo vote historike i ka dhene krahe perpjekjes me serioze e me te qendrueshme antikrim qe nje qeveri shqiptare ka bere ndonjehere.

Nuk do t’i kerkoj zyres sime juridike te shkruaje padine e dyfishte edhe per Lulezim Bashen, njesoj si per dy bashkepunetoret e tij me te ngushte ne lidershipin e PD (vajmedet PD ku te lame e ku na mbete!). Sepse ndryshe nga ata dy prototipat e rrugaçerise politike qe ka ne krah, kryetari i sotem i PD eshte thjesht nje peng i trishtueshem dhe i shumefishte qe meriton vetem keqardhje.

Nderkohe, padyshim, mospaditja prej keqardhjes e Lulezim Bashes, nuk do te perbeje asnje pengese ne zbardhjen e çeshtjes. Le te japin dy shquparaket e tij te vajmedetshem, ne prokurori apo ne gjyq, nje prove te vetme per akuzat e ketyre diteve nga foltorja e PD, dhe pastaj menjehere Kuvendi le te zgjedhe nje kryeminister tjeter. Por ama, ne te kundert, ky eshte rasti qe kjo politike e shpifur e lehaqenies ndaj kundershtarit vetem per te çoroditur opinionin, te ndeshkohet ligjerisht ne menyren me shembullore.

T’fundit nga rubrika:


Add a Comment

0