|Friday, May 26, 2017
You are here: Home » Kronika e Zezë » Qentë mbysin 5-vjeçarin në Fushë Kosovë – banorët rrëfejnë për tmerrin (FOTO)

Qentë mbysin 5-vjeçarin në Fushë Kosovë – banorët rrëfejnë për tmerrin (FOTO) 

fushe-kosove2

Një fëmijë është mbytur sot nga qentë në një lagje të Fushë Kosovës. Ai ka mbetur i vdekur pasi ishte kafshuar në fyt dhe në fytyrë. Banorët kanë treguar se policia dhe ndihma e shpejtë ishte vonuar për më shumë se 30 minuta. Komuna e Fushë Kosovës thotë se nuk po mund t’i vrasë qentë pasi është e ndaluar me ligj.

Vetëm pikat e gjakut kishin mbetur në afërsi të një kontejneri të bërllokut ku sot në mesditë mbeti i vdekur pesëvjeçari K. R. nga kafshimet e qenve, në lagjen “Te banesat e bardha”, në Fushë Kosovë, në rrugën 2 Korriku.


Ky fëmijë kishte shkuar te kontejnerët e bërllokut për të mbledhur mbeturina, por aty ishte ballafaquar me mbi dhjetë qenë, të cilët e kishin kafshuar për vdekje.
Dy banorë të lagjes ku ka ndodhur masakrimi i fëmijës nga qentë kanë treguar për Express momentet kur kishte ndodhur ngjarja dhe tentimin e tyre për të shpëtuar 5 vjeçarin.

Dragan Lazic, tregon se kur e ka dëgjuar britmat e fëmijës, ka vrapuar drejtë vendit ku ishte fëmija duke u përballur me qentë.

“I kam larguar qentë të cilët m’u kanë lëshuar edhe mua. Jam munduar t’i ndihmojë fëmijës por ishte e kotë. Ai ishte tërësisht i gjakosur nga kafshimet e qenve”, ka treguar Lazic.

Edhe Florim Ahmeti, banorë i lagjes “Te banesat e Bardha”, tregon se e ka thirrë Policinë dhe Ndihmën e Parë, por vetëm pas gjysmë orë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

“Në asnjë moment nuk më hiqen nga sytë pamjet e fëmijës. Gjaku i rridhte nga qafa, barku e fytyra. Policia dhe autoambulanca janë vonuar afërsisht 30 minuta”, tregon Ahmeti, derisa bën thirrje për gjetjen e një zgjidhje për qentë endacakë.
“Shteti dhe Komuna duhet të bëjnë zgjidhje për këta qenë. Përndryshe, kjo nuk do të jetë viktima e fundit”, thotë Ahmeti.

Lazic dhe Ahmeti tregojnë se para një jave kanë kërkuar nga Komuna e Fushë Kosovës të bëjnë zgjidhje për largimin e qenve, por s’e nuk kanë marrë kurrfarë përgjigje.

Në anën tjetër, zyrtarët e Fushë Kosovës deklarojnë se vetëm kanë bërë vaksinimin dhe kastrimin e qenve por s’kanë marrë asnjë masë për largimin e tyre nga lagjet e banuara të qytetit.

“Problemi i qenve endacakë, nuk është problem vetëm në Fushë Kosovë, por në të gjithë Kosovën. Ne si komunë i kemi ndërmarrë masat për aq sa na lejon ligji. Duke pasur parasysh që ligji nuk e lejon ekzekutimin e tyre në asnjë formë, ne kemi angazhuar ekipe profesionistësh për ta bërë kastrimin e këtyre qenve”, ka thënë Zëdhënësi i Komunës së Fushë Kosovës, Ali Topalli.

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka konfirmuar vdekjen e 5 vjeçarit dhe nisjen e hetimeve nëse qentë të cilët e kanë mbytur fëmijën janë në pronësi private apo janë endacakë.

“Policia ka pranuar në mesditë një informacion se një fëmijë i moshës rreth 5 vjeçare është sulmuar nga një qen. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe fëmija është dërguar në QKUK. Më pas, kemi marrë informacione nga QKUK’ja se i njëjti ka ndërruar jetë. Policia është duke vazhduar procedurat e parapara me ligj, në konsultim dhe me organet tjera kompetente”, ka thënë Zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci.

Vendi ku është masakruar fëmija pesëvjeçar

Forim Ahmeti, duke treguar momentet kur e ka parë fëmijën duke u masakruar nga qentë

Dragan Lazic, tregon se si ishte munduar të ndihmonte pesëvjeçarin


T’fundit nga rubrika:


Add a Comment

0