|Friday, May 26, 2017
You are here: Home » Top lajm » Prifti katolik: Ja pse myslimani është vëllai im

Prifti katolik: Ja pse myslimani është vëllai im 

prifti

Kisha Katolike shikon me respekt të madh vëllezërit dhe motrat myslimane që adhurojnë Zotin e vetëm. Të gjallin, të mëshirëshmin dhe të gjithpushtetshmin, krijuesin e qiellit dhe të tokës, që i ka folur njeriut. Vëllezërit dhe motrat myslimane, mundohen t’i nënshtrohen krejtësisht dekreteve të Zotit edhe atyre të fshehurave, ashtu si i është nënshtruar edhe Abrahami, të cilin myslimanët e kanë pikë referimi.

Pavarsisht se ata nuk e njohin Jezusin si Zot, e nderojnë si profet; nderojnë dhe nënën e Tij, virgjërën Mari dhe disa herë kërkojnë edhe ndërmjetësimin e saj. Ndër të tjera presin dhe ditën e gjykimit. E kanë për zemër edhe jetën morale dhe nderojnë Zotin me lutje dhe sakrifica. Nëse gjatë shekujve, jo pak keqkuptime dhe armiqësi kanë lindur mes nesh, prap kërkojmë të jetojmë si vëllezër dhe motra të një gjaku.

Të mbrojmë së bashku të drejtën sociale, vlerat morale, paqen dhe lirinë. Të vazhdojmë të jemi shembull i mirëkuptimit, paqes dhe tolerancës. Jemi Shqiptarë, jemi të një gjaku, jemi të një Zoti-jemi vellezër!

Samson Lekë Pjetra

T’fundit nga rubrika:


Add a Comment

0