|Friday, May 26, 2017
You are here: Home » Kosovë » Policia e Kosovës nuk e le rehat familjen e Beg Rizajt

Policia e Kosovës nuk e le rehat familjen e Beg Rizajt 

Policia-e-Kosoves

Sipas gazetës “NewBorn”, Policia e Kosovës është duke marrë në pyetje në këto momente vëllain e Beg Rizajt, Ramiz Rizaj.

Përveç Ramizit, në polici është edhe Burim Hasanaj, nip i Beg Rizajt.

Sipas të njëjtit burim, thuhet se Ramiz Rizaj, i sapo ardhur nga Londra, është pyetur për ngjarjet e fundit në Kumanovë, ku u vranë disa policë maqedonas dhe disa shtetas të Kosovës, ku mesin e tyre u vra edhe Beg Rizaj, Mirsad Ndrecaj e disa shokë të tyre.

Sipas “NewBorn”, ardhja e Ramiz Rizajt ka të bëjë me fatin e të vëllait, i cili sipas MPB-së së Maqedonisë, është vrarë në konfliktin e 9 dhe 10 majit në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë.

T’fundit nga rubrika:


Add a Comment

0