|Monday, May 8, 2017
You are here: Home » Shëndetësi » Pjepri, fruta e të nxehtit

Pjepri, fruta e të nxehtit 

pjeper

Pjepri është një frutë verore, e pasur me ujë dhe sheqer, që asimilohet lehtë nga organizmi, shuan etjen dhe i jep shumë energji organizmit. Jo më kot mbahet edhe si një prej frutave simbol të stinës së nxehtë të verës. Ai i jep ngjyrë të bukur trupit kur shkojmë në plazh, përmban shumë ujë dhe fibra. Është freskues dhe ushqyes e më kryesorja nuk peshon shumë në peshore: maksimumi ka 30 kalori. Ashtu si të gjitha frutat, edhe pjepri ka një përqindje të lartë kripërash minerale, mes të cilave hekur, fosfor, kalcium, natrium dhe sidomos kalium, që ndihmojnë për të mbajtur nën kontroll tensionin dhe rivendosjen e ekuilibrave hidrike të çekuilibruara për shkak të djersitjes. Duke ngrënë çdo ditë gjysmë pjepri ose një pjepër të vogël mbroni sistemin kardiovaskular, sepse kjo frutë përmban shumë adenozinë, një substancë që ndihmon për të mbajtur të lëngshëm gjakun dhe shmang formimin e mpiksjeve. Përveç të tjerave, pjepri është një minierë e pasur me fibra, që pastrojnë dhe vënë në lëvizje zorrët, me vitaminë A dhe C “ushqimi” më i mirë i lëkurës që gjatë verës është më shumë se kurrë i ekspozuar ndaj stresit dhe agresionit të rrezeve të diellit. Kjo frutë nuk rekomandohet për diabetikët, sepse ka shumë sheqer dhe për personat që vuajnë nga gastriti.

T’fundit nga rubrika:


Add a Comment

0