|Tuesday, May 30, 2017
You are here: Home » Lajme » Përurohet rruga e fshatit në Vaksincë ( Foto)

Përurohet rruga e fshatit në Vaksincë ( Foto) 

Vaksinca feston

Jo i rastësishëm ishte postimi i Dr.Azem Selmanit në profilin e tij në Facebook ku thuhet, xhdo fillim ka dhe një mbarim.

Fjala ishte per perfundimin e rruges së bekatonizuar prej afërsisë se xhamisë deri në qendrën e Fshatit.

Me ndihmën e OSCE-së e cila dhuroi 600m katrorë, dhe me ndihmën e Banorëve te vaksincës gjithsejt 1200m katrorë u shtrua rruga në një afat rekord brenda 5 diteve, Vaksinca sot ështe edhe më e pastërt e sidomos më se e vendosur për të realizuar projekte të ndryshme që do të vazhdojnë në të ardhmen.

Sot u mbajt një ceromoni festimi për përurimin e rrugës së bekatonizuar, ku hapjen  dhe prerjen e shiritit e bëri Kryetari i fshatit Hamza Avdili, Urime vaksincë.

Kjo meritë i takon vet Vaksincalive, me vullnetin dhe punën e tyre te pa lodhshme pa as një ndihmë më të vogël nga Komuna e Likovës, ku zotëritë tanë apo pushtetarët vijnë e fotografohen nëpër rrugët e Vaksincës duke u mburrur nëpër rrjete sociale se po punojnë zellshëm për realizimin e projektit rrugor në Vaksincë.

Banorët e fshatit thonë se Kryetari i komunës nuk ka marë leje nga askush për ta vizituar këtë projekt rrugor,kuptohet pa dëshirën e vaksincalive.

Kur është marketingu politik në pyetje të gjithë vrapojnë pas votave por në zgjedhjet e ardhshme i mbetet Vaksincalive se kend do ta votojnë për Kryetar Komune.

Vaksinca po merr një imazh krejt ndryshe pas vitit 2001, ia vlen ti kujtojmë vitet 70-ta dhe fillimin e viteve 80-ta ku Vaksincalitë ishin aq të organizuar dhe të bashkuar përkrahës të njëri tjetrit duke organizuar aktivitete te ndryshme e në veçanti mirëmbajtjen dhe pastrimin e fshatit.

Mjaftonte vëtëm një shpallje nga Autoparlanta e xhamisë ku mbrenda 1 ore të gjithë u grumbulloshin në qendër të fshatit me të gjitha mjetet për punë.

Por ja që sot Vaksinca duke ju faleminderuar intelektualëve dhe rinisë sonë të pa lodhshme po bëhen punë për tua pasur zili si atyre të viteve 70-ta.

/vaksinca.com/


T’fundit nga rubrika:


Add a Comment

0