|Friday, May 26, 2017
You are here: Home » Bota » Pastronte qytetin nga prostitutat!? Polici rus përdhunoi 22 femra dhe i vrau

Pastronte qytetin nga prostitutat!? Polici rus përdhunoi 22 femra dhe i vrau 

pastronte qytetin nga prostitutat polici rus-perdhunoi 22 femra dhe i vrau

Polici i pensionuar rus, Mikhail Popkov, u dënua sot me burgim të përjetshëm për përdhunim dhe vrasjen e 22 femrave.

Popkov pohoi se në këtë formë ka dashur ta pastronte qytetin e lindjes Angarsk nga prostitutat.

Popkov, i cili në kohën e vrasjeve ka punuar si polic, u ofronte femrave një udhëtim me automobil të policisë, pastaj i përdhunonte dhe në fund i godiste me thikë për vdekje, than prokurorët t rus.

“Inspektorët ishin në gjendje që të mbledhin prova që dëshmojnë se Popkov ka kryer 22 vrasje”, shkruan në një deklaratë të shkurt të komisionit hetimor rus.

Trupat e femrave të vrara u gjetën në pyll dhe pranë një rruge të varrezave. Në mesin e viktimave ishin një mësuese dhe një shitëse, si dhe disa prostituta.

Popkov e përshkroi veten si “pastrues”, i cili e pastroi qytetin e lindjes nga prostitutat.

Vrasjet ndodhën në periudhën gjashtë vjeçare, përkatësisht nga viti 1994 deri më 2000, duke shkaktuar frikë të madhe në mesin e qytetarëve të Angarsk-it, qytet në Siberi.

Popkov u arrestua në 2012 pasi inspektorët kryen testet e ADN-së tek qytetarët, duke u përqendruar tek një makinë e një marke të veçantë, pasi që shenjat e gomave të automobilit u gjetën në skenën e krimit.

T’fundit nga rubrika:


Add a Comment

0