|Friday, May 26, 2017
You are here: Home » Bota » Parashikimet: Rusia shpërbëhet, BE-ja tretet

Parashikimet: Rusia shpërbëhet, BE-ja tretet 

be
Organizata gjeopolitike dhe e analizave strategjike “Stratford” ka publikuar “Parashikimin e dekadës” më të re, e cila parasheh se Rusia do të copëtohet, se do të fillojë tretja serioze e BE-së, se do të ketë ndryshime themeltare në Evropë, se në Kinë do të dominojë diktatura komuniste.

Sa i përket SHBA-ve Stratford thotë se ky vend gjithnjë e më pak do të përzihet në ngjarjet botërore.

Në analizë theksohet se bota ka filluar të ndryshohet në vitin 2008, pas invadimit rus në Gjeorgji dhe pas goditjes së krizës financiare botërore.

Kjo organizatë thekson se BE nuk ia del ta zgjidhë krizën ekonomike dhe se intensiteti i krizës do të vazhdojë së rrituri, transmeton koha.net.

Analistët amerikanë vlerësojnë se kriza do ta godasë në veçanti Gjermaninë, ndërsa Polonia do ta shtojë forcën rajonale.

Sipas Stratford, tashmë ka filluar ndarja e BE-së në vende të Mesdheut dhe në ato siç janë Gjermania e Austria.

“Brenga evropiane lindore do të krijojë edhe Evropën e katërt, nëse llogarisim Britaninë e Madhe e Skandinavinë”, parashikon Straford.

Në vend të Unionit, në Evropë do të kthehen shtetet nacionale. Nga to më e fuqishmja do të jetë Gjermania, por njëkohësisht edhe më ndjeshmja.

Sa i përket Rusisë, Strafford parasheh se ajo vështirë do të mbetet në këtë gjendje të tashme.

“Rusët nuk do të mund ta kontrollojë Kaukazin verior e Azia Qendrore do të destabilizohet. Karelia do të kërkojë bashkim me Finlandën, pjesët lindore do të duan lidhje me Kinën, Japoninë e SHBA-të, Kina nuk do të jetë agresive ndërsa ekonomikisht do të mbizotërojë Japonia.

 

T’fundit nga rubrika:


Add a Comment

0