|Saturday, May 20, 2017
You are here: Home » Bota » Papa bën thirrje kundër dhunës: Shqipëria, shembull i harmonisë fetare

Papa bën thirrje kundër dhunës: Shqipëria, shembull i harmonisë fetare 

francesko-640x426

Ati i Shenjtë, Papa Françesku, I rikujton edhe një herë botës rëndësinë e harmonisë fetare, ashtu sikurse ndodh në Shqipëri.

Në takimin e fillimvitit me përfaqësuesit diplomatik të akreditura në Vatikan, Papa Françesku, ndërsa ka dënuar ngjarjet e Parisit,  ka bërë sërish thirrje për ndalimin dhe dënimin e çdo lloj dhune, që bëhet në emër të fesë.

“Një dëshmi të vërtetë se kultura e bashkëjetesës është e mundur, unë kam provuar gjatë vizitës sime në Shqipëri. Një komb me të rinj, të cilët janë shpresë për të ardhmen. Pavarësisht vuajtjeve dhe dhimbjeve në historinë e tyre, shqiptarët janë karakterizuar nga ‘bashkëjetesa dhe bashkëpunimi paqësor mes besimeve të ndryshme’.

T’fundit nga rubrika:


Add a Comment

0