|Thursday, May 25, 2017
You are here: Home » Ballkani » Një aktor serb imiton Edi Ramën (video)

Një aktor serb imiton Edi Ramën (video) 

Screenshot

  Përveç aktorëve të “Portokallisë” në Top Channel, tani kryeministri i Shqipërisë është duke u imituar edhe nga serbët. Ai është bërë objekt humori edhe në mediat serbe, në programet festive të ndërrimit të viteve. Ai u imitua nga një humorist në emsionin “24 minuta me Zoran Kesiç”, në televzionin B92. Intervista u improvizua nga gazetari Kesiç dhe aktori Sergej Trifunoviq. Gjatë intervistës Trifunoviq flet në shqip. Kur pyetet mbi atë çfarë ndodhi në Beograd gjatë vizitës së tij ai përgjigjet duke thënë: “Natyrisht, jam optimisht. Përkundër viteve të heshtjes dhe mungesës së çfarëdolloj komunikimi mes Serbisë dhe Shqipërisë, besoj se së bashku mund të gjejmë mënyrën se si të krijojmë marrëdhënie. Marrëdhënie të këqija dhe shumë të këqija, të bazuara në intolerancë, provokime, fyerje dhe grindje…”

Më tej, duke iu përgjigjur një tjetër pyetjeje humoristi që imiton Ramën thotë se nuk e ka problem të grindet me Vuçiç dhe se kryeministri serb reagon mirë ndaj provokimeve të tij. Ai e ndërpret intervistën disa herë duke iu drejtuar një tjetër aktori që ndodhet tek spektatorët me një dron në dorë,  me fjalët: “Olsi, çfarë po bën atje”.

T’fundit nga rubrika:


Add a Comment

0