|Thursday, May 25, 2017
You are here: Home » Ballkani » Nëse s’i burgosë kriminelët e luftës, Kroacia mund të bllokojë Serbinë drejt BE-së

Nëse s’i burgosë kriminelët e luftës, Kroacia mund të bllokojë Serbinë drejt BE-së 

kroacia mund ta bllokoj serbine

Kroacia mund të bllokojë procesin e anëtarësimit të Serbisë në BE, nëse Beogradi nuk do t’i ndjekë penalisht të akuzuarit për krime lufte gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë, ka thënë ministrja e Jashtme e Kroacisë, Vesna Pushiq, për agjencinë e lajmeve Anadolu.

“Kroacia do të aplikojë, vetëm dhe ekskluzivisht, absolutisht të njëjtat kritere që i janë aplikuar Kroacisë kur është anëtarësuar në BE”, ka thënë Pushiq, e cila është edhe ministre e çështjeve të BE-së në Kroaci dhe e para zëvendëskryeministre, duke shtuar: “asgjë më shumë, e asgjë më pak”.

Kroacia dëshiron që Beogradi të ndjekë penalisht komandantët e Ushtrisë Popullore të Jugosllavisë dhe liderët politikë të akuzuar për krime lufte gjatë luftës në vitet e ’90-ta, transmeton Koha.net.

Gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë në mes të viteve 1991 – 1995, Armata Jugosllave e kontrolluar nga Serbia, ka zhvilluar luftë kundër pavarësisë së Kroacisë. Një numër i madh i komandantëve dhe liderëve serbë janë burgosur apo janë duke u gjykuar në Hagë për krime lufte, por edhe 19 vjet pas përfundimit të luftës së përgjakshme, shumë të tjerë të akuzuar janë ende në arrati.

Pushiq tha se dënimi i të akuzuarve për krime lufte ka qenë pjesë e kërkesave të BE-së për Kroacinë sikurse edhe për Bosnje e Hercegovinën, madje në faza edhe më të hershme.

Ministrja kroate tha se marrëdhëniet Serbi-Kroaci janë të mira, por janë ndikuar së fundmi me lirimin e përkohshëm të “kriminelit të akuzuar për krime lufte, (Vojislav) Sheshel”.

Në ditën kur kroatët kujtuan rënien e qytetit të Vukovarit në duart e forcave serbe më 1991, Shesheli u kishte dërguar mediave kroate një komunikatë të titulluar – “Dita e Çlirimit të Vukovarit”. Ai gjithashtu në komunikatë thoshte se mbështet ende ideologjinë e “Serbisë së Madhe”, që nënkupton aspiratat territoriale në kurriz zë Bosnjës, Kroacisë e Kosovës.

T’fundit nga rubrika:


Add a Comment

0