|Thursday, May 25, 2017
You are here: Home » Business » Ndërrimi i pronësisë së “Trepçës”, hap epokë të re për Gjigantin e Kosovës

Ndërrimi i pronësisë së “Trepçës”, hap epokë të re për Gjigantin e Kosovës 

trepca

Ndërrimi i pronësisë se kompleksit “Trepça” nga Agjencia Kosovare e Privatizimit tek ekzekutivi, hap një epokë të re për zhvillimin e këtij kompleksi, konsiderojnë menaxherë të kësaj ndërmarrjeje dhe përfaqësues të bizneseve. Për t’u mundësuar ndërrimi i pronësisë se “Trepçës , Qeveria e Kosovës të mërkurën ka miratuar projekt-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Ndërmarrjet Publike.

Kurse, kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që projekt ligji të shqyrtohet ditën e hënë, me procedurë të përshpejtuar në Kuvend, duke shmangur në këtë mënyrë Rregulloren e Kuvendit të Kosovës.

Halil Qela, udhëheqës për Hulumtim, Zhvillim dhe Mjedis në këtë kombinat, vendimin e qeverisë për ndërrim të pronësisë se këtij kombinati e konsideron shpresë për ringjalle të Trepçës, pasi sipas tij, menaxhimi i saj nga Agjencia Kosovare e Privatizimit ka qenë rrugë e dështuar dhe njëherit asestët e Trepçës kanë qenë të rrezikuara.

“Unë mendoj se nuk duhet të ketë një status të njëjtë më ndërmarrje publike, , për shembull me Postën dhe Telekomin ose Korporatën Energjetike të Kosovës, sepse ato megjithatë ofrojnë shërbime”.

“Kjo duhet të jetë një interes nacional për zhvillimin e vendit ku bëhet ndërmarrje publike në kuptimin e menaxhimit shtetëror të një bordi, i cili do të ishte profesional, që mbikëqyrë menaxhmentin e bordit dhe një plan zhvillimor afat mesëm dhe afat gjatë që përcjell bordi për menaxhim”, tha Qela.

Edhe përfaqësues të komunitetit të biznesit e përkrahin vendimin e qeverisë për ndërrimin e pronësisë se Trepçës. Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda Ekonomike Amerikane në Prishtinë edhe herët patën rekomanduar që të miratohet një ligj për Trepçën dhe mundësinë e shndërrimit nga ndërmarrja shoqërore në atë publike.

Arian Zeka, krye shef ekzekutiv në Odën Ekonomike Amerikane në Prishtinë, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thotë se më vendimin e qeverisë hapet mundësia që gjiganti metalurgjik e “Trepça” të bëhet potencial i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik.

Pas ndërrimit të pronarit, qeveria më aprovim të Kuvendit ka mundësi që edhe të privatizoj ndërmarrjet publike, por kjo varet se çfarë përmban projekt ligji i cili do të shqyrtohet të hënën në Kuvend.

 

T’fundit nga rubrika:


Add a Comment

0