|Friday, May 26, 2017
You are here: Home » Magazina » Muzika popullore shqipe frymëzim për David Coverdale (Video)

Muzika popullore shqipe frymëzim për David Coverdale (Video) 

david coverdale

Legjenda e rokut, David Coverdale, është nga ata yje të muzikës botërore që dëgjojnë dhe pëlqejnë muzikën folklorike shqiptare.

Në një video-intervistë të mëhershme, ai ka treguar se krahas zhanreve të shumta muzikore, dëgjon edhe muzikën popullore shqipe.

Në videon e mëposhtme teksa tregon për muzikën që dëgjon, Coverdale me shumë entuziazëm thotë: “Më pëlqen muzika popullore shqiptare” (në video, pas minutës 4:45).

Gjatë karrierës së tij, Coverdale ka kënduar në dy mega-grupe të rokut, “Deep Purple” dhe “Whitesnake”, ndërsa akoma operon në këtë të fundit. Njëherësh 63-vjeçari u ftua që të merrte rolin frontmenit edhe te “Black Sabbath” pas largimit të Ronnie James Dios, por asokohe refuzoi.

Ai ka bashkëpunuar me më të mëdhenjtë e muzikës, ndërsa të rrallë janë ata që nuk i kanë dëgjuar hitet e tij, si “Soldier of Fortune”, “Mistreated”, “Here I Go Again”, “Is This Love” e shumë të tjera

T’fundit nga rubrika:


Add a Comment

0