|Friday, May 26, 2017
You are here: Home » Kronika e Zezë » Mësohet identiteti i kosovarit të vdekur nga i ftohti në kufi të Hungarisë

Mësohet identiteti i kosovarit të vdekur nga i ftohti në kufi të Hungarisë 

hungari

Shtetasi kosovar që është gjetur një ditë më parë pa shenja jete në brendi të kufirit të Hungarisë, është identifikuar nga autoritetet hungareze si I. F., i lindur më 1960, (emri i njohur për redaksinë).

Ambasada e Republikës së Kosovës në Hungari është informuar nga autoritetet e shtetit hungarez për gjetjen e trupit të pajetë të një shtetasi të Kosovës në territorin e Hungarisë.

“Autoritetet hungareze kanë bërë identifikimin e trupit të pajetë dhe janë në kontakte të vazhdueshme më Ambasadën e Kosovës në Budapest për ndriçimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Ambasada e Kosovës në Hungari ka filluar procedurat për kthimin sa më shpejt të trupit të pajetë të shtetasit kosovar në atdhe, i cili është identifikuar si banor i një fshati të Ferizajt.

“Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka vendosur kontakte me familjarët e të ndjerit, të cilëve iu ka shprehur ngushëllimet m

 

T’fundit nga rubrika:


Add a Comment

0