|Friday, May 26, 2017
You are here: Home » Lajme » Menduh Thaçi si “Kim Jong” cakton pasardhësin djalin e tij Pajtim Thaçi

Menduh Thaçi si “Kim Jong” cakton pasardhësin djalin e tij Pajtim Thaçi 

menduh_thaci

Nuk bëhet fjalë për diktatorin korean, por për një model më bashkëkohor të diktatorit. Për personin që për vite me radhë ka okupuar Partinë Demokratike Shqiptare. Teza që për vite me radhë qarkullonte në opinion dhe brenda anëtarësisë së PDSH-së, tani më u bë realitet i hidhur.

Menduh Thaçi ashtu si Kim Jong Uni zgjodhi pasardhësin e tij. Sot ( e shtunë) në Konferencën e Rinisë Demokratike Shqiptare, ai zgjodhi për Sekretar Gjeneral, djalin e tij, Pajtim Thaçi, ndërsa nipin Valon Arifi për Nënkryetar.

Reagojmë ashpër ndaj këtij veprimi skandaloz dhe nënçmimit të skajshëm që ky person po i bën rinisë dhe anëtarësisë së PDSH-së, që siç duket është i frymëzuar nga filmat me mafian italiane kur “don”-in pasi e linte shëndeti përgatiste njërin nga djemtë si pasardhës dhe në të njëjtën kohë eliminonte të gjithë ato që i shihte rrezik për udhëheqjen.

Emërimi i të birit të vet si sekretar i përgjithshëm është rast i pashembullt. Në fakt , nuk përbën më lajm.
Kur besatimi i popullit kthehet në një grumbull idealesh, pra në një parti politike, atëherë do të thotë se gjërat po ecin për së mbari.
Por, kur besatimi i partisë kthehet në rekrutim familjarësh, kur lideri kthehet në kumbar , kryetari i partisë në një princ diktator, duke përgatitur të birin për të trashëguar “Perandorinë” e tij, atëherë jo vetëm që nuk ecin për së mbari, por janë një kumt ogurzi për të gjithë.
Prandaj pyesim publikisht:
Nga kush ka frikë Don Thaçi?
A nuk ka të rinj të tjerë PDSH-ja që të drejtojnë me strukturat e RDSH-së?
A janë të vetëdijshëm këto njerëz se PDSH-ja është shndërruar në pronë të VMRO-së, Interprometit dhe familjes së diktatorit apo Donit?!

Ky model i dështimit të partive shqiptare dhe zënies ngushtë të tyre nga njerëz me paranoja, shumë shpejt do të rrënjoset nga Lëvizja për Reforma në PDSH.

Ju bëjmë thirrje të gjithë atyre që janë lodhur nga këto lloj skandalesh dhe deshtimesh të partive shqiptare në Maqedoni, ti bashkohen Lëvizjes, sepse te ne ka vend për të gjithë. Ne nuk luftojmë për tu bërë kryetarë partish apo sekretarë. Beteja jonë është shumë më serioze dhe e sinqertë. Është zgjidhja njëherë e përgjithmonë e çështjes shqiptare në Maqedoni, përmes rrugës së trasuar nga Arbën Xhaferi.

Qendra Mediale, Lëvizja për Reforma në PDSH

T’fundit nga rubrika:


Add a Comment

0