|Thursday, May 25, 2017
You are here: Home » Ballkani » Mediat malazeze: Thaçin e ruajnë si Oçalanin

Mediat malazeze: Thaçin e ruajnë si Oçalanin 

thaci ne mal te zi
Para mbërritjes së Ministrit të punëve të Jashtme në Mal të Zi, mediat malazeze raportojnë se policia ka shtuar forcat e saj për t’i ofruar siguri ministrit nga Kosova.Supozohet se këto masa janë marrë për arsye se në Podgoricë janë paralajmëruar protesta të serbëve të shpërngulur nga Kosova duke kundërshtuar vizitën e tij në shtetin malazez.

Mediat më herët kanë raportuar se për shkaqe sigurie është anuluar edhe ligjërata e Thaçit në Podgoricë në lidhje me NATO-n.

Sipas këtyre mediave ministri Thaçi është dashur që sot të udhëtojë për në Malin e Zi.

Policia e Malit të Zi ka ndërmarr gjithçka që qëndrimi i Thaçit të shkojë mirë dhe protestat të zhvillohen pa incidente; transmeton gazeta “Vijesti”.

 

Njësitë speciale të policisë nga dje ruajnë ambasadën e Kosovës në Podgoricë ndërkaq Thaçi do të jetë i mbrojtur nga efektivët njëjtë sikurse e kishin ruajtur ish-presidentin amerikan Bill Clinton në një vizitë në vitin 2011, ose sikur forcat turke qe e ruanin Ocalanin. Pritet që Thaçi të takohet me zyrtarë të shtetit të Malit të Zi.

T’fundit nga rubrika:


Add a Comment

0