|Saturday, May 13, 2017
You are here: Home » Shëndetësi » Mbani larg problemet e zemrës duke konsumuar çdo ditë frutin Avocado

Mbani larg problemet e zemrës duke konsumuar çdo ditë frutin Avocado 

avocado

Nëse doni të mbroni zemrën tuaj, mjekët këshillojnë të fusni një avokado në dietën tuaj të përditshme. Ajo është a pasur me acide lyrore dhe ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit të keq, duke reduktuar rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës.

Ky është përfundimi i nxjerrë pas një studimi të bërë në Penn State University, të publikuar në “Journal of the American Heart Association”. Studiuesit kanë testuar 45 pacientë mbipeshë dhe obezë mes moshave 21 dhe 70 vjeç. Dieta që iu është dhënë të gjithë të pranishmëve në këtë eksperiment, ka pasur në përmbajtje të saj një avokado, të cilën personat mbipeshë dhe obezë e kanë konsumuar çdo ditë.

“Problemi është se shpesh njerëzit nuk dinë se si ta fusin në përdorim avokadon në ushqimin e tyre të përditshëm. Shpesh e përdorin si guacamole, e cila është një salcë me bazë avokadon, por ka përbërës të tjerë pak të ushqyeshëm. Këshillohet ta përdorni në sallatë apo edhe me frutat e perimet e stinës”, – përfundojnë studiuesit.

T’fundit nga rubrika:


Add a Comment

0