|Friday, May 26, 2017
You are here: Home » Sport » Laporta e kthen Guardiolën te Barcelona në vitin 2016

Laporta e kthen Guardiolën te Barcelona në vitin 2016 

guardiola

Joan Laporta pritet të rikandidojë për tu shpallur përsëri president i skuadrës së Bareclonës, teksa ai ka premtuar që në vitin 2016 në këtë skuadër do ta kthej Guardiolën, kësaj radhe si drejtor sportiv.

 Joan Laporta është njëri ndër emrat mjaft të rëndësishëm te skuadra e Barcelonës, i cili ka bërë revolucion disa vite më parë.

Dhe, në vitin 2016 ai pritet që përsëri të jetë president i kësaj skuadre ku do të bëj disa rinovime të mëdha te Barcelona, për ta pushtuar futbollin e viteve të ardhshme.

Guardiola ka shkruajtur historinë me këtë skuadër, teksa ai ai arriti te Barcelona pikërisht falë Joan Laportas në vitin 2008. Dhe pasi pati disa probleme pasuesin e Laportas, Sandro Rosellin, Guardiola u largua për tek Bayerni i Munichut.

43 vjeçari gjatë periudhës së viteve 2008-2012, ka arritur të fitojë 14 nga 19 tituj të mundshëm me skuadrën e Barcelonës.

 

T’fundit nga rubrika:


Add a Comment

0