|Friday, May 26, 2017
You are here: Home » Bota » Koreja e Veriut e quan “majmun” presidentin amerikan Barack Obama

Koreja e Veriut e quan “majmun” presidentin amerikan Barack Obama 

lufta-moderne

Koreja e Veriut e ka quajtur sot “majmun” presidentin amerikan Barack Obama, për shkak të thirrjes së tij që të jepet në kinema filmi për atentatin e liderit të tyre, Kim Jong-un. Koreja e Veriut madje kërcënoi amerikanët me “sulme vdekjeprurëse”, mu për shkak të këtij filmi të “diskutueshëm”.

Pheniani ka akuzuar po ashtu Shtetet e Bashkuara për thyerjen e ueb-faqeve të Koresë së Veriut, pasi amerikanët janë deklaruar se do të përgjigjen ndaj sulmeve të kryera kundër kompanisë “”Sony Pictures”, që është realizatore e filmit.

Në fillim të javës, faqet kryesore të Koresë së Veriut janë ballafaquar me ndërprerje, që dyshohet se janë rezultat i sulmeve kibernetike, transmeton Telegrafi.

“Shtetet e Bashkuara me madhësinë e saj fizike dhe të prira për të harruar turpin, ashtu siç bëjnë fëmijët e lazdruar kur luajnë fshehurazi, kanë filluar të pengojnë veprimet në internet të institucioneve kryesore mjekësore në Korenë e Veriut”, thuhet në komunikatën e Komisionit për Mbrojtje Kombëtare, duke shtuar se veprimet amerikane janë për të qeshur.

Koreja e Veriut ka hedhur poshtë akuzat e bëra nga Byroja Federale e Hetimeve (FBI), se është përgjegjës për ndërhyrje kibernetike tek “Sony Pictures është”, ndërsa kërkon që Washingtoni të japë dëshmi për këtë.

Koreja e Veriut ka pasur probleme me internet gjatë fundjavës. Zyrtarët amerikanë thonë se Washingtoni nuk është përgjegjës për ndërprerje të tilla në këtë shtet.

“Sony Pictures këtë muaj ka anuluar premierën e komedisë “The Interview”, pasi organizata “Rojet e Paqes” dërgoi ca kërcënime. Hakerët hyn në rrjetin kompjuterik të kompanisë dhe thanë se do të sulmojnë të gjitha kinematë amerikane në të cilat do ta transmetojnë filmin.

Koreja e Veriut mohoi akuzat e amerikanëve. Ndërsa, pas kritikave të presidentit Barack Obama që të mos nënshtrohen ndaj presioneve të Koresë së Veriut, “Sony Pictures” ndryshoi vendimin duke e dhënë filmin në disa kinema si dhe në internet. /Telegrafi/

T’fundit nga rubrika:


Add a Comment

0