|Tuesday, June 7, 2016
You are here: Home » Kosovë » Kontrabandë me njerëz e kafshë

Kontrabandë me njerëz e kafshë 

1_7240

Në pikëkalimin kufitar “Bërnjak”, në veri të Mitrovicës, më 10 janar është ndaluar i dyshuari me shtetësi të Bosnjës me veturën e tij derisa ka qene së bashku me katër shqiptarë të cilët kishte tentuar që t’i kontrabandojë në drejtim të shteteve të Evropës.

I dyshuari, pas intervistimit, me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.

Ndërsa katër personat tjerë, të cilët kanë qenë me të dyshuarin, janë kthyer mbrapa dhe nuk janë lejuar të kalojnë kufirin.

Kurse në fshatin Rogoçicë të Kamenicës, po më 10 janar, në orët e pasdites, Policia ka ndaluar katër të dyshuar të cilët me vete kishin dy krerë lopë të cilët kanë qenë duke i kontrabanduar.

“Të dyshuarit, pasi qe janë takuar me patrullën Policore, kanë filluar që t’i sulmojnë fizikisht dhe me mjete të forta Zyrtarët Policorë. Njeri nga të dyshuarit është arrestuar dhe dërgohet në mbajtje, ndërsa tre të dyshuar të tjerë kanë ikur në drejtim të panjohur”, njofton Policia, ndërsa shton se një Zyrtar Policor ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.

T’fundit nga rubrika:


Add a Comment

0