|Wednesday, May 3, 2017
You are here: Home » Lajme » Kim Mehmeti:Keni kujdes, Maqedonia është bërë vorbull i rrezikshëm

Kim Mehmeti:Keni kujdes, Maqedonia është bërë vorbull i rrezikshëm 

kim-memeti

“Keni kujdes, Maqedonia është bërë vorbull i rrezikshëm, ku është duke u fundosur regjimi DPMNE-BDI, por vorbull ku do mund të mbytemi edhe të gjithë ne! Dhe në këtë vorbull të rrezikshëm, neve na zhytën drejtuesit ‘properëndimorë’ të BDI-së, të cilët demokracinë e kishin kuptuar si fazë më të zhvilluar të enverizmit, ndërkaq barazinë ndëretnike, si vëllazëri hajdutësh e kriminelësh shumetnik.

Pra keni kujdes, ngaqë jemi përballë rrezikut të dyfishtë: të atij që na kanoset nga strukturat shtetërore maqedonase, që e dëshirojnë shfarosjen tonë dhe, përball rrezikut nga banditët tanë shpirtshitur partiak, të cilët nuk mund të mbijetojnë pa mbulesën e pushtetit dhe pa mbrojtjen e qarqeve policore maqedonase, andaj janë të gatshëm të shkelin edhe mbi jetët tona, vetëm që të kalojnë përtej mëkatit të vet!

Keni pra kujdes, sepse kryesuesit e BDI-së e të PDSH-së, që e mbajtën gjallë këtë regjim, tani kanë vetëm dy rrugë: o ta pranojnë krimin që ia bënë popullit të vet, o të na çojnë ta harrojmë atë krim, duke na zhytur në ndonjë vorbull mbytës, ku nuk do pyesim se e kujt është dora e shpëtimtarit, por a do mund ajo të na shpëtojë!”

Kim Mehmeti

T’fundit nga rubrika:


Add a Comment

0