|Friday, May 26, 2017
You are here: Home » Sport » Juve ngjitet në krye me super gola të Pogba e Vidal (video)

Juve ngjitet në krye me super gola të Pogba e Vidal (video) 

juve_1

Juventusi ka shënuar fitore të madhe ndaj Napolit, me rezultat 1:3, në San Paolo. Kampioni i Italisë e ka shfrytëzuar barazimin e Romës ndaj Lazios (2:2) për tu shkëputur sërish në krye të renditjes në Serie A. Miqtë e mbyllën pjesën e parë në avantazh prej 0:1, me golin e realizuar nga Paul Pogba në minutën e 29-të. Kurse, në pjesën e dytë secila skuadër shënoi nganjëherë.Në minutën e 64-të, Miguel Britos, arriti ta barazoj rezultatin në 1:1. Por, gëzimi i vendasve zgjati pak pasi vetëm një minutë më vonë Martin Caceres kaloi Juventusin sërish në epërsi 1:2. Kurse, goditjen e fundit ekipit të Rafa Benitezit i ka dhënë Arturo Vidal, i cili në kohën shtesë, me një gol të bukur nga distanca tundi rrejtën e vendaseve. Pas kësaj fitore, Juventusi është ngjitur në kuotën e 43 pikëve, tre më shumë sesa Roma, Kurse, Napoli mbetet i katërti me 30 pikë.

T’fundit nga rubrika:


Add a Comment

0