|Friday, May 26, 2017
You are here: Home » Top lajm » Ish-ushtarët e UÇK-së i qojnë selam Jankullovskës: Nuk ka birë nëne që na kap për fyti

Ish-ushtarët e UÇK-së i qojnë selam Jankullovskës: Nuk ka birë nëne që na kap për fyti 

uck

Ish-luftëtarë të UÇK-së në Kumanovë kanë reaguar ashpër se nuk ka ‘bir nëne’ që i kap për fyti, përveç disa pushtetmbajtësve të shitur nën petkun e UÇK-së dhe partive shqiptare në Kumanovë, që si pakurrizorë dhe parazitë mbijetojnë dhe ushqehen përmes pushtetit, duke shkelur çdo gjë në interes kombëtar dhe që janë pjesë e skenareve të dëmshme për shqiptarët në Kumanovë.

“Kumanova jonë e di se kush kë e përkrahi në zgjedhjet lokale. Kush e kishte litari në kokë dhe që tërhiqej zvarrë nga VMRO-ja e Jankullovska. Kush vraponte ditë e natë për Jankullovskën dhe kush dëgjohej e koordinohej që kjo parti të fitojë komunën dhe si kusht i vetëm ishte rehatia e disa puthadorëve që nëpërkëmbën çdo gjë kombëtare vetëm e vetëm për t`u ulur në kolltuqe të qelbura të një pushteti lokal dhe për të siguruar një copë rroge. Mirë u bë që sot doli një vërtetë e vogël. Por duhet të dal e vërteta e madhe të telefonatave dhe skenareve të disa zyrtarëve dhe partiakëve që me klanet e tyre lobonin dhe ishin vënë në dispozicion që vetëm e vetëm partneri i tyre të fitonte komunën”, theksohet në letrën e ish-ushtarëve të UÇK-së.

Sipas tyre, në ditën e zgjedhjeve dihet se kush vraponte dhe ishte çmendur se përse shqiptarët dilnin votonin nga mllefi i madh të keqen më të madhe duke i prishur pazaret e atyre me VMRO-DPMNE, që pa fije turpi pas disa orëve u përkulën para atij tjetrit që e luftonin në çdo anë për të mos u rizgjedhur kër kryetar të komunës.

“Ata dihen se si vraponin për t`ia sjellë fitoren VMRO-së. Por nuk u doli llogaria dhe pazari. Por ashtu të humbur në këtë betejë u përkulën para tjetrit që nuk duam ti përmendim emrin, pa kurrfarë kushti dhe me plotë turp duke qëndruar pranë portës së tij vetëm e vetëm për të qenë pushtet”, thekson reagimi.

Në reagimin e ish-luftëtarëve thuhet se e vërteta do të dal tërësisht dhe se në të ardhmen e afërt do të publikohen edhe emrat dhe skenaret e gjithë atyre që ishin pjesë e atyre që ishin kapur për fyti dhe që bënin lojën siç fryente Jankullovska dhe klani i saj në Kumanovë.

“Shqiptarët nga shumë lagje në zgjedhjet e fundit për inati të kësaj situate dolën dhe ndëshkuan me votën e lirë dhe masivisht gjithë këtë të keqe, që sot po kundërmon dhe do të kundërmojë edhe më shumë në periudhën e ardhshme, kur do të shpërthejnë ‘bombat tona’ që do të jenë më të fuqishme se sa ato të Zaevëve e të tjerëve. Dhe ishte e qartë se shqiptarët votuan vetëm e vetëm për të mposhtur këtë të keqe, që sot doli në shesh se si turpërisht ata që morën votën e popullit shqiptar në Kumanovë tërhiqen zvarrë dhe për fyti nga padronët e tyre politik. E vëreta vonon, por kurrë nuk harron. Me këtë e mbyllim këtë seri të parë të reagimit tonë. Në të ardhmen do të vijojmë me të tjerat dhe le ta dijë Ali Ahmeti se me kë ka punë dhe kush po bën të zezën e keqe për shqiptarët në Kumanovë, që janë në gjendje të mjerueshme dhe pa asnjë përfaqësim dinjitoz politik”, thuhet në reagimin e ish-ushtarëve të UÇK-së.

Ky reagim ka pasur pasi që nga materialet e publikuara të përgjimeve në një nga bisedat e publikuara, ministrja e brendshme Gordana Jankullovska thotë se duhet të bisedohet me BDI që shqiptarët të kapen për fyti që të mos dalin në zgjedhje.(INA)

T’fundit nga rubrika:


Add a Comment

0