|Friday, May 26, 2017
You are here: Home » Sport » Interi fiton kundër Genoas

Interi fiton kundër Genoas 

interi-fiton

Interi e startoi këtë ndeshje me agresivitet të lartë, me shumë mungesa të mëdha në formacion, duke filluar nga Kovacic, Juan, Ranocchia.

Interi e filloi shumë mirë takimin, kur në minutën e 12-të Palacio nga një top i kthyer nga portieri mysafir shënoi për 1-0.

Në minutën e 39-të ishte Hernanes ai që gjeti të lirë Icardin i cili realizoi edhe golin e tij të 11-të këtë sezon në Serie A, për t’u ngjitur edhe në krye të listës së realizatorëve pas javës së 18-të.

Në pjesën e dytë Interi luajti më zbehtë por duke kontrolluar lojën. Ishte Izzo ai që nga një gabim i Handanovic shënoi në minutën e 85-të për 2-1 sa për t’i dhënë dramë takimit.

Por, në minutën e 88-të ishte Vidic ai që me kokë përfundoi takimin për 3-1 dhe rezultatin përfunditmar.

Me këtë fitore Interi ka 25 pikë në vendin e nëntë, pesë pikë më pak se Lazio dhe Napoli që kanë vendin e tretë por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

T’fundit nga rubrika:


Add a Comment

0