|Friday, May 26, 2017
You are here: Home » Sport » Inter arrin marrëveshje me Shaqirin, por Liverpool është pengesë

Inter arrin marrëveshje me Shaqirin, por Liverpool është pengesë 

shaqiri

Mediat italiane transmetojnë se Inter ka arritur marrëveshje me Xherdan Shaqirin për një kontratë trevjeçare.

Gjithashtu edhe klubet, Inter dhe Bayern Munich janë në përmbyllje të marrëveshjes së tyre. Zyrtarizimi është çështje ditësh.

Por pengesa kryesore qëndron në faktin se Liverpooli po vazhdon të bëjë presion me 14 milionë euro që po ofron për lojtarin, teksa klubi italian aktualisht i ka të gatshme dy milionë euro, ndërsa 12 të tjera në muajin qershor.

Nerrazurët pritet të rrisin ofertën dhe të mos dorëzohen sipas Sky Sports Italia dhe siç ka konfirmuar edhe trajneri, Roberto Mancini, në konferencën për shtyp se Shaqiri është lojtar që patjetër dëshiron ta ketë në top 11 në ekip.

T’fundit nga rubrika:


Add a Comment

0