|Thursday, May 11, 2017
You are here: Home » Magazina » I arrestohet bashkëshorti, Rezarta Shkurta mbyll Instagramin

I arrestohet bashkëshorti, Rezarta Shkurta mbyll Instagramin 

Rezarta

Këngëtarja Rezarta Shkurta është treguar mjaft e vëmëndshme ndaj rrjeteve sociale, ku pas arrestimit të bashkëshortit të saj, ajo ka mbyllur Instagramin.

Faqja e saj zyrtare ka qënë aktive edhe gjatë raportimit në media lidhur me aksionin për sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme lënde narkotike.

Nga ky operacion janë arrestuar tetë persona, dy prej tyre shtetas të huaj. Mes të arrestuarve është edhe Ermal Hoxha, nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha.

Këngëtarja ka zgjedhur që të distancohet nga çdo koment i pritshëm lidhur me këtë ngjarje.

Ajo shpesh ka qënë mjaft sktive në Instagram, ndërsa nuk mungonin fotot me familjen e saj të shtrenjtë. Ndodhur në këto kushte, Rezarta ka zgjedhur që të qëndrojë në heshtje, duke mos marrë ndonjë ‘shuplakë’ nga ndjekësit në rrjetet sociale.

T’fundit nga rubrika:


Add a Comment

0