|Tuesday, April 25, 2017
You are here: Home » Lajme » Hysni Shaqiri: BDI-ja ka kërkuar që të vriten kosovarët dhe vaksincalinjët në Vaksincë (Video)

Hysni Shaqiri: BDI-ja ka kërkuar që të vriten kosovarët dhe vaksincalinjët në Vaksincë (Video) 

patriot

Hysni Shaqiri, ish-nënkryetari i Kuvendit të Maqedonisë, ka zbuluar se në konfliktin e armatosur në Vaksincë, është urdhëruar vrasja e kosovarëve dhe banorëve të Vaksincës me kërkesën eksplicite të Bashkimit Demokratik për Integrim të Ali Ahmetit.

Megjithëse ai nuk tregoi se kush e dha urdhrin, Shaqiri tha se ka dëshmitar në lidhje me këtë tragjedi të kosovarëve në Maqedoni.

“Unë iu jap një bombë. BDI-ja ka kërkuar që të vriten kosovarët në Vaksincë dhe banorët e fshatit, pasi këta të fundit nuk lejuan të hynin në fshat policinë maqedonase”, ka thënë Shaqiri, por kjo u evitua fal intervenimit të disa ish-deputetëve shqiptar në Maqedoni.
Gjithashtu ai ka shtuar se ka ardhur koha që të ndryshohet struktura politike në Maqedoni.

Ja dhe fjalet e Hysni Shaqirit:

“Po kërkojnë të gjithë bomba nga Zaevi. Jau jap unë bombën këtu. BDI më ka urdhëruar vrasjen e banorëve të Vaksincës dhe të kosovarëve që kishin ardhur të na ndihmojnë. Kjo ka ndodhur në vitin 2003. Emrin se them dot, por ai që më ka thënë ka folur me gojën e Ali Ahmetit. Na thanë t’i vrisnim, sepse nuk lejuam hyrjen e Policisë në fshat”, ka thënë Shaqiri duke e përsëritur disa herë se urdhëri ka qenë i qartë për të vrarë shqiptarët, por ai nuk ka pranuar.

T’fundit nga rubrika:


Add a Comment

0