|Friday, May 26, 2017
You are here: Home » Sport » Hokej :Shqiptari Maks Domi shpallet kampion bote me Kanadanë

Hokej :Shqiptari Maks Domi shpallet kampion bote me Kanadanë 

max_domi

Hokeisti shqiptar, Maks Domi, e ka udhëhequr Kanadanë drejt triumfit në Kampionatin Botëror të hokejit në akull për të rinj, duke marrë medaljen e artë në kompeticionin më të rëndësishëm. Kanadaja mundi në ndeshjen finale skuadrën përfaqësuese të Rusisë, me rezultatin e ngushtë 5-4, duke u shpallur kampione e Botës. Pa dyshim që shqiptari Domi dha një kontribut të madh në triumfin e skuadrës kanadeze, e cila e mori medaljen e artë. Në gjysmëfinale, Kanadaja e kishte mposhtur Sllovakinë me rezultatin 5-1, kurse Rusia ishte më e mirë se Suedia dhe fitorja erdhi me më tepër vështirësi. Maks Domi, talenti 19-vjeçar, me prejardhje nga Kukësi, është i biri i ish-hokeistit të njohur shqiptar, Taj (Tahir) Domi, i cili tashmë i ka dhënë lamtumirën këtij sporti. Megjithatë tani është Maksi, që është duke i ndjekur hapat e suksesshme të babait. Maksi u zgjodh lojtari më i mirë i ndeshjes finale, pasi shënoi një gol dhe kontribuoi edhe me dy asiste. Ai është edhe ndër tre më të mirët e Kampionatin Botëror, duke u shpallur kampion me Kombëtaren e Kanadasë.

T’fundit nga rubrika:


Add a Comment

0